Ka përfunduar ndeshja e fundit e ditës së mërkurë në kuadër të javës së 14-të në Superligë. Feronikeli ka mposhtur Prishtinën në shtëpi në një ndeshje dramatike me rezultat 2:3.
Ndeshja u karakterizua nga një dinamikë e shpejt, presione e tensione në fushë.
Në minutën e dytë të takimit, gjyqtari akordoi penallti për Prishtinën, që në gol e shndërroi, Ahmet Januzi nga pika e bardhë.
Pas këtij goli, me karton të kuq u ndëshkua një nga anëtarët e stafit të Feronikelit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari akordoi penallti sërish, kësaj radhe për Feronikelin. Shifrat në 1:1 i barazoi Da Silva.
Prishtina kaloi në epërsi për herë të dyta gjatë takimit me anë të Diar Miftaraj. Edhe epërsia e dytë e Prishtinës zgjati vetëm dy minuta, pasi kundërpërgjigjia e Feronikelit ishte e shpejtë, me golin e Lapidar Lladrovcit, që poashtu shënoi me kokë.
Në minutën e 88’, Jean Carioca Da Silva kaloi portierin e Prishtinës, për golin e fundit të takimit dhe fitoren e Feronikelit.
Në këtë takim u shqiptuan pesë karton të verdhë.