FC Drita përmes një njofitmi zyrtar ka bërë me dije se ndeshja e javës së 8-të në mes të FC Drita – SC Gjilani e paraparë të zhvillohet në Gjilan, është zhvendosur në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.
“Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend ditëve të fundit, ndeshja do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozerisë vendase “Intelektualët”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 15:00, përfundon njoftimi.
Në ndërkohë, edhe SC Gjilani ka dalë me një komunikatë zyrtare ku thuhet se klubit po i mohohet prezenca e tifozëve të saj.
Sport Club Gjilani ka pranuar zyrtarisht komunikimin nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimin e ndeshjes së xhiros së tetë në “Albi Mall” Superligë ndaj kundërshtarit FC Drita (Referuar më poshtë si klubi nikoqir).
Në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit thuhet tutje se lokacioni për zhvillimin e takimit është caktuar stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndërkohë që me kërkesë të klubit nikoqir është vendosur që në stadium të jetë prezent vetëm një grupim i tifozërisë dhe në këtë rast është ndaluar prezenca e tifozëve në mënyrë të organizuar të cilët do jenë në mbështetje të klubit të Gjilanit.
“Ftojmë gjithë mbështetësit e klubit, në veçanti grupimin “Skifterat” të mos veprojnë në afeksion, por të vazhdojnë mbështetjen dhe përkrahjen e ekipit edhe në format tjera, përveç asaj fizike në stadium.
Ne, do të vazhdojmë të mbetemi prapa politikave për afrimin e tifozëve më afër klubit, sepse mbështetja e tyre është e domosdoshme në të gjitha format”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. /2LONLINE/