Derbi lokal, më i madh në vend, mes skuadrave gjilanase të futbollit, Gjilani -Drita, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar baras edhe atë pa gola.
Ishte kjo ndeshja e xhiros së 26-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, në të cilën mbeten portat të paprekura dhe skuadrat u ndanë në paqe me nga një pikë.
Me këtë barazim, tani “Drita” ka grumbulluar 45 pikë e “Gjilani” 35.
Ata që i dhanë hijeshi këtij derbi, ishin tifozeria e të dyja skuadrave, “Skifterat” dhe “Intelektualët”, që kishin mbushur ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përndryshe, ndeshjen derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës e drejtuan Dardan Çaka me asistentët Edmond Zeqiri dhe Bujar Selimaj, të cilët treguan edhe dy kartonë të kuq, u ndëshkuan Ansi Nika i Gjilanit dhe Haxhi Neziraj i Dritës.