Dy skuadrat rivale nga Gjilani, FC Drita dhe SC Gjilani kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte kjo një ndeshje interesante e luajtur në stadiumin me bari sintetik.
E para në epërsi erdhi skuadra e Dritës përmes golit të shënuar nga Arb Manaj (35’). Shifrat u barazuan nga penalltia, kur nga pika e bardhë i saktë për skuadrën e Gjilanit, ishte Armend Thaqi (45’+2’).
Të dyja këto gola u shënuan në pjesëlojën e parë.
Në pjesëlojën e dytë edhe Drita edhe Gjilani patën rastet e tyre, por nuk u konkretizuan, kështu që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Tani Drita ka 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë takime, pra i ka edhe dy lojë të pa luajtura, derisa Gjilani nga tetë javë ka grumbulluar 9 pikë. /2LONLINE/