Skuadra e futbollit Drita i ka ndalur për vete të tria pikët nga ballafaqimi derbi me skuadrën e Prishtinës, pasi e ka mundur me rezultat 2 me 0.
Ishte ky ballafaqim i këtyre dy skuadrave në kuadër të javës së 26-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll, e luajtur në stadiumin sintetik në Gjilan.
Deri sa pjesa e parë u mbyll pa gola, pjesa e dytë i takoi komplet Dritës dhe fitorja erdhi me dy golat e shënuar nga: Simonovski, 48′ dhe Balde 80′.
Ndryshe, FC Drita, me këto tri pikë të arkëtuara, vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, duke tubuar 46 pikë, tri më pak se Gjilani, që është i i dyti në tabelë dhe tetë më pak se lideri Ballkani. /2LONLINE/