Të dielën fillojnë ndeshjet e javës së 17-të në Superligë, njëherit mbyllet stinori vjeshtor. Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku SC Gjilani pret në shtëpi Prishtinën, shkruan 2LONLINE.com.
Skuadra e Gjilanit këtë të diele zhvillon takimin mbyllës në kuadër të Ipko Superligës, për pjesën vjeshtore të edicionit 2019/20 dhe n
Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 dhe tashmë gjithcka është gati për këtë takim.
Gati për takimin e së dielës janë edhe tifozët ‘kuqebardhë’, “Skifterat” të cilët në rrjetin social Facebook kanë shkruajtur: Ju ftojmë në mbështetje të luftëtarëve tanë në fushën e gjelbër!
Gjilani është i treti në tabelë me 31 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me vetëm një pikë më pak, 30./2LONLINE.com/.