Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe të rinjtë e Partisë Demokratike në Gjilan, vizituan të lënduarit e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Gjilan, e që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Me këtë rast, Pajaziti tha se të gjithë jemi të tronditur me rastin që ndodhi dje, dhe të lënduarve e familjarëve të tyre i shprehu gatishmërinë institucionale për t’i ndihmuar në çdo formë.