Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe bashkëpunëtorë të tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve në institucioneve.
Kryetari Kastrati tha se multikulturalizmi është vlerë shoqërore dhe se përfaqësimi i tyre në institucione është shumë i rëndësishëm.
Ndërkaq, deputeti Kinolli shprehu mirënjohje për veprimin e kreut të komunës dhe e cilësoi si mbështetje dhe shtytje për komunitetin rom.