Dy deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, së bashku me tre kolegët boshnjakë nga SDA, në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Serbisë kanë paraqitë Rezolutë për mbrojtjen e pakicave në këtë shtet.
Rezoluta e paraqitur sot, sipas deputetit nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka për qëllim mbrojtjen e pakicave në sferën e nënpërfaqësimit, arsimit, e të drejtat kolektive dhe individuale.
“Sot, në Parlament, bashkë me tre deputetët e SDA, paraqitëm Rezolutën për mbrojtjen e pakicave, e cila ka për qëllim deklarimin e institucionit legjislativ për mbrojtjen e pakicave në sferën e nënpërfaqësimit, arsimit -korpusit të të drejtave kolektive dhe individuale- në frymën e >>praktikave më të mirë evropiane<<“, shkruan deputeti Kamberi në profilin e tij në Facebook, transmeton Titulli.
Sipas deputetit shqiptar, Rezoluta është paraqitur në pritje të fillimit të bisedave për Kapitullin 23 mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.
Dy deputetet shqiptarë së bashku me tre kolegët boshnjakë, përbëjnë grupin parlamentar SDA Sanxhak – PVD.