Deputetët të Kuvendit të Kosovës në përgjithësi e vlerësojnë fjalimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahaga, para deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ata theksojnë se edhe pse nuk ka rezultate të prekshme nga ajo që ëshët thënë viti ne kaluar fjalimi u karakterizua me masazhe të qarta dhe analiza të mirëfillta të punës së bërë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, thonë se fjalimi i presiedentes u karakterizua me analiza të përgjithshme dhe çasje konstruktive. Halit Krasniqi nga Partia Demokatike edhe pse e vlerëson fjalimin e presidentes, theskon se njëjtë sikurse vitin e kaluar, që janë trajtuar disa probleme, edhe këtë vit janë përcjellë, por pa ndonjë rezultat konkret.
”Edhe pse presidentja nuk ka kompetencë konkrete për të luftuar dukuritë negative, Krasniqi tha se presidentja duhet të ketë ndikim më të madh për të vënë në veprim institcuonet adekuate për një gjë të tillë”.transmeton RTK.
Kurse Myzejene Selmani, nga Aleanca Kosova e Re, tha se fjalimi i presidentes është në përputhje me realitetin në Kosovë. ”Definitivisht presidentja sot ka pasur një fjalim shumë të mirë, në fakt është ky realiteti që është në Kosovë. Ai ëhtë një falim që e obligon presidenten me Kushtetutë”.
Përderisa vitin e kaluar deputetë të LDK-së nuk e ndoqën fjalimin e presidentes, në shenjë proteste për mos dorëheqjen e saj nga posti, këtë vit ata japin notë pozitive. ”Ishte i shkelqyeshëm jashtëzkonisht, ka dhënë mesazhe të qarta dhe po them komplimentet me të mira”.
Ndërsa vlerësim të shkurtë dhe kritik për këtë fjalim dha Rexhep Selimi nga Vetëvendosje. ”Fjalimi i presidentes do të duhej të ishte diçka në fund të vitit si ngjarje, por edhe kësaj radhe nuk ishte ngjarje”.