Autoritetet policore kanë bërë me dije se sipas zyrtarit të një banke në Gjilan, një klient ka deponuar një monedhë prej 50 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Bankënota është konfiskuar për hetime të mëtejme, transmeton 2lONLINE.com.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan, 24.03.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në një bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një monedhë prej 50 (pesëdhjetë) €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për hetime të mëtejme. Rasti është duke u hetuar.