Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të dhunës në familje, regjistruar në Gjilan.
Ankuesja ka treguar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka pranuar tretman mjekësor derisa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 20.11.2021-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/