Futbollisti kosovar, Denis Haliti dhe Drita ndërprejnë bashkëpunimin. Haliti ka qenë pjesë e ‘bardhekaltërve’ për dy vite e gjysmë, me të cilët u shpall edhe kampion i Kosovës, në edicionin 2017/18.
Denisi ishte pjesë edhe e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës me Dritën dhe gjithë rrugëtimit dhe vitit të artë të rekordeve të Dritës.
Haliti ka falënderuar Dritën, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për bashkëpunimin, besimin dhe përkrahjen.
Këtë e konfirmoi vet futbollisti në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Përshëndetje miq,
Përmes këtij publikimi dëshiroj të ju njoftoj që kam mbyllur bashkëpunimin me FC Dritën.
Kam kaluar dy vite e gjysmë të mrekullueshme së bashku me drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët e mrekullueshëm “Intelektualët” duke arritur çdo objektivë kishim pranë vetës.
Ju falenderoj nga zemra për besimin dhe dashurinë që ofruat ndaj meje përgjatë kohës sa isha pjesë e klubit tuaj të zemrës.
E ardhmja ime tashmë është diku tjetër dhe shumë shpejtë do ta bëjë publike.
Faleminderit dhe mirëupafshim!