Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë ka reaguar ndaj dëmtimit të muralit të punuar nga artistët vitias dhe ata nga Kolorado! Çdokënd që është përgjegjës për këtë dëmtim të kësaj vepre të artit, kërkohet ta ndjekin organet gjegjëse!
Kerkojmë nga Drejtoritë dhe akterët perkatës të cilët janë kompetentë, të marrin masa dhe ta parandalojnë dëmtimin e metejme të muralit “Art is the Way”, sa me shpejtë.
Ne jemi kunder çdo demtimi i cili mund t’i bëhet trashegimisë tonë kulturore.
Dhe, sigurisht presim edhe reagimin e komunitetit të artistëve dhe sidomos të Shoqates së artisteve të Konunës tonë.
Drejtoria per Kulturë, Rini dhe Sport