(2LONLINE) – Janë dëmtuar disa varrezave ortodokse në Binçë, ndërsa ndaj këtij akti ka reaguar edhe kreu i Komunsë s Vitisë Sokol Haliti duke e vlerësuar këtë si një akt vandal që është sulm kundër prosperitetit dhe situatës stabile në komunën e Vitisë dhe është në kundërshtim të plotë me respektimin e të drejtave të njeriut, andaj kushdo që qëndron prapa këtij sulmi nuk dëshiron që të ruhen vlerat e shoqërisë sonë, e cila njihet në mbarë botë për tolerancën fetare.
“Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme. Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës dhe për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane. Andaj, dënojmë ashpër sulmin ndaj varrezave ortodokse në fshatin Binçë dhe kërkoj nga organet e rendit, respektivisht nga policia e Kosovës që akterët e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryetarit të komunsë së Vitisë, Sokol Haliti. /2lonline/.