Sot u mbushën 38 vjet nga demonstratat e vitit 1981, e Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar këtë datë të rëndësishme duke shkruar në profilin e tij se “Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës”.
Ja postim i i plotë i Thaçit:
Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike.
Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.
Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës. HTH