(2LONLINE) – Teatri i Qyteti të Gjilani ka nevojë për përkrahje urgjente materiale pasi po funksionon me vështirësi të madhe duke pas parasysh edhe mos pagesa e punëtorëve, e ku përfshihet edhe obligimi i bartur qysh nga viti i kaluar (disa muaj).
Ali Demi drejtor i Teatrit ka thënë për Portalin 2lonline se ka ardhur koha që çështja e teatrit të zgjidhet njëherë e përgjithmonë pasi problemet po përcillen vit pas viti. “Duhet çështja e mbështetjes financiare për Teatrin të rregullohet njëherë e mirë që funksionimi i tij, mos të jetë përherë si çështje ekzistenciale por thjesht të vihet deri në një situatë kur për Teatrin do të flitet se si po ofron vlera, si të ofron një repertor të qëndrueshëm me cilësi të lartë artistike”, ka thënë Demi.
Sipas ij, politika duhet të ta sheh e ta trajton problematikën e Teatrit, si problem të qytetit, të institucioneve përkatëse, e jo si problemi i një individi apo të disa njerëzve që për momentin janë në krye të Teatrit apo të trupës teatrore.
“Teatri nuk është i atyre që atë e drejtojnë në një periudhë kohore të caktuar, kushdo qofshin ata, por është i qyteti, i qytetarëve andaj duhet të ndërmerren masa sa më shpejtë që të sigurohet një zgjidhje afatgjate që kushdo që të jetë në krye të Teatrit të mos merret me brenga të funksionimit, por të merret me projekte kulturore, me repertor të lartë artistik, e të përhershëm, që do të ofrohej për qytetarin, dashamirë të artit skenik sepse Teatri është vlerë e të gjithëve”, ka thënë Demi.
Përndryshe, kur jemi te nevoja elementare e teatrit, drejtori Ali Demi bënë të ditur se për të angazhuarit në teatër, ata që janë të rregull e ku përfshihen, stafi udhëheqë, aktorët, stafi teknik nevojiten rreth 97 mijë euro vetëm për paga mujore, ndërsa duhet ditur se duhet shpenzime edhe për projekte që realizon ky institucion kulturor dhe shpenzime të tjera.
Andaj, drejtori Demi pret, që Komuna e Gjilanit, drejtoria përkatëse, përkatësisht Kuvendi Komuna të tregohen të arsyeshëm dhe të angazhohen maksimalisht për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për Teatrin për të stabilizuar njëherë e përgjithmonë këtë institucion me një traditë shumëvjeçare dhe të arrijmë në atë pikë ku i tërë qyteti të krenohet me një teatër sepse predispozitat janë që kjo komunë të ketë një teatër me të cilën mund të krenohet jo vetëm komuna por i tërë vendi. /2lonline/