(2L ONLINE) – Parlamenti i ri i Kosovës pjesë të saj do ta ketë për herë të parë edhe deputeten Labinotë Demi- Murtezi, nga Partia e Drejtësisë (PD), por që ishte pjesë e Koalicionit me PDK-në.
Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Labinot ë Demi Murtezi ka thënë se po përcjellë në Kuvendin e Kosovës amaneti ne votuesve që e mbështetën duke bërë që të jtë njëra nga femrat më të votuara.
Ja postimi i plotë.
Të respektuar vëllezër e motra.
Jemi në prag të një sfide të madhe, një sprovë gjigante dhe një dite të veçantë. Një barrë dhe një privilegj, një krenari dhe një pune domethënëse, një rrugëtim dhe një betejë.
Po përcjellim në Kuvendin e Kosovës amanetin tuaj, besimin tuaj për ne, andaj ju lus që në këto ditë të veçanta të luteni për punën tonë, që të jetë sa me frytdhënëse dhe në shërbim të mirëqenies së qytetarëve tanë.
Me emrin e Krijuesit te gjithësisë, ju premtoj për transparence dhe bashkëpunim, andaj mos hezitoni asnjehere për këshillat dhe kritikat tuaja. Jam thellë e bindur që ashtu siç na e keni dhënë mbështetjen me votën tuaj, ashtu do ta vazhdoni këtë mbështetje me angazhimin tuaj duke reflektuar karshi punës sonë.
Sinqerisht,
Labinote Demi-Murtezi.