Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka deklaruar për gazetën LAJM se LDK-ja do të ketë postin e kryeministrit dhe se kjo punë ka marrë fund. Sipas tij çka flitet në media është përrallë dushku për arsye se tashmë dihet që LDK-ja do të ketë këtë pozitë.
“LDK-ja do të ketë kryetarin e qeverisë, ndërsa kryetari i deritashëm i qeverisë do të ketë postin e presidentit, që në të njëjtën kohë mundet që PDK të ketë edhe postin e kryeparlamentarit”, është shprehur Demaçi.
Ai po ashtu ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, që sipas tij kjo ka qenë e vetmja marrëveshje e mundshme e natyrshme e domosdoshme edhe e përdorshme, pasiqë sipas tij një marrëveshje e tillë i aktivizon të gjitha mekanizmat e shtetit gjithashtu bënë të mundur më nxjerr ligje ndërkombëtare që po na i lyp miqtë tanë evropianë dhe amerikan pa të cilët në nuk mund të vazhdojmë më jetu.
“Kështu kjo është më e mira mënyrë e ,daljes nga ai farë ngërçi më një shtesë të vogël në qoftë se gjënë kohë edhe mënyrë për më shti në koalicion edhe këtë partinë e Ramushit atëherë do të kompletofshin punën krejt, atëherë do të funksiononte puna më mirë edhe nuk do të ishin nevojë më u lodhë për numra”, ka theksuar Demaçi. /Gazeta LAJM/