Nesër nis java e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll. Kjo xhiro fillon me dy ndeshje ditën e shtunë, tri të tjera do të zhvillohen ditën e diel dhe një tjetër do të luhet të hënën.
Gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu do ta drejtojë derbin lokal ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit që do të zhvillohet ditën e diel.
Bejtullahu do të asistohet nga Driton Preniqi dhe Imran Kabashi. Alban Shala do të jetë gjyqtarë i katërt. Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Besfort Kosumi do ta drejtojë ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Vushtrrisë.