FFK ka deleguar gjyqtarët dhe personat zyrtarë për ndeshjet e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Treshja e FIFA-s me në krye Genc Nuzën, asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj janë deleguar në ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës, njëherit ajo e cila e hap siparin e kësaj xhiro.
Gjyqtari tjetër me stemën e FIFA-s, Besfort Kasumi, i është besuar sfida ndërmjet Llapit dhe Feronikelit. Ai do të ketë shoqërues Safet Berishën dhe Elvis Bicajn.
Ndërsa, Visar Kastrati do të jetë gjyqtarë i katërt.