Në Bujanoc sot ka qëndruar Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Alfred Peza. Delegacioni shqiptar gjatë qëndrimit në Bujanoc është takuar me zyrtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetarin Jonuz Musliu, kryetarin e Komunës së Bujanocit -Nagip Arifin si dhe kanë vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi”në Bujanoc.
Gjatë takimeve vëllazërore janë diskutuar sfidat dhe problemet të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës si në realizimin e të drejtat elementare, në ruajtjen dhe kultivimit të identitetit kombëtar, ashtu edhe në fushën e informimit publikë e në veçanti në fushën arsimit dhe sfidat përcjellëse.
Kryetari Musliu shprehi mirëseardhjen dhe mirëkuptimin nga ky delgacion duke theksuar se vizitat e tilla duhet të ndodhin edhe më shpesh për të njohur me gjendjen në Luginën e Preshevës drejtëpërdrejt nga terreni.
“Ne informuam me të gjitha problemet dhe diskriminimin që po ushtrohet në mënyr sistematike si dhe mundësit e bashkëpunimit për tejkaluar disa problemeve. Konsiderojmë se ndihma e Shqipërisë është e patjetërsueshme dhe se komunikimi në nivele zyrtare është i domosdoshëm”, u shpreh Musliu, transmeton Titulli.com.
Kryesuesi i Komisionit Parlamentar nga Shqipëria, Alfred Peza, theksoi se të gjitha institucionet e Shqipërisë janë dhe duhet të jenë në dispozicionin tuaj.
“Shqipëria është e hapur të ndihmoj në tejkalimin e sfidave të shqiptarëve të këtushëm. Në të gjitha fushat në të cilat është e mundshme Shqipëria me konsiderat të thellë insiston të asistoj. Ne jemi të hapur edhe ndaj problemeve të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, cilësisë së mësimdhënësve dhe trajnimit të tyre, informimit publikë dhe të gjitha sferat ku mundë të realizohet bashkëpunimi institucional”, nënvizoi Peza. Duhet theksuar se delegacioni nga Shqipëria po qëndron në një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës, me çrast përveç vizitës së sotme në Bujanoc, ata do të qëndrojnë edhe ë Preshevë për vizitë vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve arsimore.
(Foto & Video)
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=20024