Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes realizoi vizitën dyditore në Zvicër, me qëllim të njohjes së sistemit të organizimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura të saj.
Me këtë rast, delegacioni në përbërje prej këshilltarëve të Kabinetit të Ministrit Mehaj, Rabit Konufca dhe Leureta Lumi si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli e Kosum Kosumi, u pritën nga Shefi për Bashkëpunim Ushtarak dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Mbrojtjes, Kolonel Markus Schefer, Komandanti i Rekrutimit në Forcat e Armatosura të Zvicrës, Kolonel Thomas Keller , si dhe Komandanti i Qendrës së Rekrutimit në Payerne, Kolonel Alexandre Beau.
Kjo vizitë është e para në nivel të ministrisë dhe forcave tona në Zvicër, duke hapur kështu mundësinë për fillimin e arritjes në të ardhmen të bashkëpunimit zyrtar bilateral në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve tona, thuhet në komunikatën e Minisitrisë së Mbrojtjes. /2LONLINE/