Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga z. Jaris Garisons, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen me këto kërcënime.
Delegacioni i MFSK-së, po ashtu, ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas.
Ndërsa, në ditën e parë të vizitës dyditore,
Zëvendësministri Ramadani dhe Komandanti Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s për Komunikim Strategjik.