Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë̈ dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë sot zhvilluan një vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë në Fort Worth Texas, të SHBA-ve.
Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga zyrtarët e lartë të Departamentit Policor nga të cilët u njoftuan me procedurat e punës dhe vizituan ambiente të punës dhe Qendrën e Trajnimeve si pjesë integrale e këtij Departamenti të madh Policor. /2LONLINE/