Delegacioni i Qendrës për Arsimim Profesional të Nënoficerëve (QAPN) nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë qëndruan për vizitë në hapësirat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku mirëpritën nga gjeneral major Irfete Spahiu.
Gjatë takimit të dy palët diskutuan rreth aktiviteteve, përvojave, metodave dhe programit që realizohet në qendrat përkatëse, me q ‘rast u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy ushtrive . /2LONLINE/