Pas një periudhe 22 vjeçare të punës në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” sh.a në Gjilan, del në pension punëtori, Nebi Xhelili, arkëtari kryesor i kësaj kompanie.
Nebi Xhelili si punëtor i KRU “Hidromorava” gjatë gjithë viteve punoi me ndershmëri dhe angazhim maksimal në pozitën e arkëtarit kryesor të kompanisë, ai nga i gjithë stafi është dalluar për urtësinë dhe përkushtimin e tij në punë.
Gjatë ceremonisë së pensionimit stafi i KRU “Hidromorava”, shprehën mirënjohje dhe vetëm fjalë miradije duke e vlerësuar lart kontributin e Nebiut, për punën e bërë ndër vite.
Stafi i KRU”Hidromorava”, më mirënjohje dhe respekt ia uron edhe njëherë pensionimin duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe pensionim të këndshëm.
“Jetofsh gjatë Nebi Xhelili , shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju”, thuhet në urimin e KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan. /2LONLINE/