(2LONLINE) – Dega e PDK-së në Kllokot ka marrë vendim që të shuhet, duke iu bashkuar NISMËS për Kosovën.
”Këtë vendim e morëm për shkak të zhvillimeve politike të fundit në Komunën e Kllokotit dhe asaj të Vitisë” thuhet në një komunikatë.
”Falënderime të veçanta për të gjithë bashkëvendësit, shokët, miqtë, të afërmit, simpatizantët dhe anëtarët e Partisë që bashkërisht punuam dhe vepruam për shumë vite. Në veçanti i përshëndesim aktivistët dhe simpatizantët që na përkrahën në Zgjedhjet Lokale të 2013- tës. NISMA është e re, rruga është e hapur”, thuhet në këtë komunikatën lëshuar nga Xhevat Bislimi./2lonline/