Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka thënë për Indeksonline se zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të Kosovës vetëm sa e ka thelluar edhe më shumë krizën politike në Kosovë. “Zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit e thellon edhe më shumë krizën politike në Kosovë. Është për keqardhje të thellë që Kuvendi i Kosovës – me diktat – vendosi të përfshihet në thellim të krizës politike. Natyrisht që ka rrugëdalje, e kjo është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme si dhe një sërë hapash politik që duhet të shmangin në të ardhmen kriza të tilla politike”, ka thënë Deda.
Ai ka vlerësuar se zgjedhja e Thaçit president do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi që, siç ka thënë ai, Kosova ka në krye një njeri jounifikues.
“Mendoj se zgjedhja e Thaçit do të kontestohet në Gjykatë Kushtetuese. Të shohim se si do të shkoj ky kontestim dhe çfarë pasojash politike do të prodhojë. Megjithatë, është e qarte se në krye te shtetit e kemi njeriun më jounifikues dhe përçarës në politikën e Kosovës. Sa i përket arenës ndërkombëtare po e shohin të gjithë që Thaçit nuk po ja urojnë zgjedhjen, ndërsa raportimet e mediave ndërkombëtare për te vetëm sa e rëndojnë imazhin Kosovës”, ka theksuar Deda.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=212873