Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pret që me ekipin të cilin e udhëheq të kualifikohet në kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2016 në Francë.
Ai thotë se kualifikimi do të tejkalonte pritjet e Shqipërisë.
-Kualifikimi për evropian do të tejkalojë pritjet tona, duke pasur parasysh grupin e vështirë. Por, ne kemi startuar mirë dhe do ta tentojmë kualifikimin”, ka thënë De Biasi në një intervistë për “nuovavenezia.it”, transmeton koha.net.
Shqipëria është në Grupin I së bashku me Danimarkën, Portugalinë, Serbinë e Armeninë.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e tretë me katër pikë.