Klubi i Volejbollit “Drita” ka filluar të përgatitë skuadrën për edicionin e ri dhe ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtarin, Dardi Pllana.
“Dardi luan në pozitën e qendrës dhe sezonin e fundit ishte pjesë e KV Lubotenit. Gjithashtu ai është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
“KV Drita i uron mirëseardhje Dardit dhe i dëshiron një sezon sa më të mirë e me shumë suksese”. /2LONLINE/