Dardania ka vendosur që me 22 tetor t’i jap fund keqqeverisjes në Gjilan. Meqë vota është një mekanizëm përmes të cilës mund të ndryshohen gjërat për së mbari, kemi vendosur që kësaj here t’ia mundësojmë një qeverisje të ndershme, profesionale dhe të dijes e vullnetit për ta zhvilluar Gjilanin.
Kështu vendosën banorët e Dardanisë në një takim që u mbajt në orët e mbrëmjes me kandidatin për kryetar nga radhët e AAK-s në Gjilan, Rexhep Kadriu dhe kandidatët për asamble komunale.
Ne kete takim me strukturën e AAK-s në Dardani, u bë prezantimi i kandidatë për asamble komunale nga lagjja “Dardania”, Selami Xhemajli, Agim Zuzaku, Serbeze Osmani dhe Kushtrim Qamili, të cilët vlerësohen se do të jenë zëri i kësaj lagjeje në kuvendin e komunës së Gjilanit.
Selami Xhemajli, kandidat për asamble komunale tha se lista e AAK-s kësaj here përbën një risi për qytetarët e Gjilanit, sepse përmban emra të dëshmuar në tē gjitha fushat e jetës shoqërore. “Nuk ka dyshim se lista jonë do të jetë fituese në zgjedhjet e 22 tetorit, sepse kemi ofrua emra që vlerësohen lart nga qytetarët e Gjilanit”, tha Selami Xhemajli.
Agim Zuzaku, kandidat për asamble komunale, njëherit drejtor ne komunën e Gjilanit nga radhët e AAK-s, njëri nga drejtorët më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Gjilani, tha se po hyjmë në një garë për ti sjell Gjilanit më të mirët e mundshëm, e lista e AAK-s i ka këta. “Votoni listën tonë, pavarësisht se cilin nga ne 38 sa jemi, nuk do t’iu zhgënjej, sepse që të gjithë janë të mirë, profesional dhe të gatshëm për me marr përgjegjësitë për zhvillimin e Gjilanit”, tha Agim Zuzaku.
Kandidati për kryetar të komunë së Gjilanit, dhe tanimë ish-nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se ndihem i kënaqur që sonte jam në lagjen ma të veçantë të Gjilanit, dhe jemi të interesuar qe ta ruajmë këtë epitet që ka kjo pjesë e qytetit dhe ta bëjmë të pastër, të zhvilluar dhe moderne. “Lagjja Dardania ka shijua dorën e pushtetit në Gjilan, ngase në cilësinë e nënkryetarit të komunës, jam angazhuar që vëmendja e institucioneve komunale të kthehet kah kjo lagje. Nuk ka dyshim se edhe kjo lagje, por edhe shumë lagje të Gjilanit nuk e kanë shijua dorën e shtetit, gjegjësisht komunës andaj kësaj here e keni rastin të votoni për veten tuaj, komunën tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Rexhep Kadriu.
Gjilani ka disa kandidat për kryetar, por jo të gjithë jetojnë në Gjilan, dhe jo të gjithë fëmijët i kanë bashkë me fëmijët tjerë të qytetarëve. “Të gjithë kandidatët tjerë në një formë apo tjetrën, kanë qenë nëpër institucione, dhe aty ku ishin kanë dështuar. “Përgjatë mandatit katërvjeçarë në bashkëqeverisje në Gjilan, nuk kemi pasur asnjë veprim që bie ndesh me ligjin, as unë si kryetar e as dy drejtorët nga radhët tona, nuk kemi qen asnjëherë në objektet e gjykatave, as si të akuzuat e as si dëshmitar”, shtoi kandidati për kryetar nga AAK, Rexhep Kadriu.
Pra, jemi të njohur me kërkesat dhe nevojat e lagjes Dardania, kemi punuar porse ka ende shumë punë për të bërë. “Ju do të vendosni nëse dëshironi të keni një qeverisje efikase, të përgjegjshme, dhe që ka për qëllim të krijoj kushte të mira për brezat e rinj, apo të vazhdojmë me këtë qeverisje e cila nuk ishte në gjendje të lëvizë asnjë gurë në drejtim të përmirësimit të jetës së gjilanasve”, përfundoi Kadriu, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Sponsorizuar nga AAK