Kosova do të jetë nikoqir i Greqisë, takimi ky i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollistët Kosovës tashmë janë në fushen e blertë të stadiumit dhe gjithçka është gati për një natë të madhe.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime në formacionin startues, derisa ka vendosur ta vë në portë Samir Ujkanin.
Ndërsa, ndeshja do të transmetohet në RTK dhe SuperSport Kosova.
Formacioni zyrtari i Kosovës (4:3:3): Ujkani, Hadergjonaj, Aliti, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Dresevic, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes
Rezervistët e Kosovës: Muric, Beka, Thaci, Broja, Hasani, Rashkaj, B. Berisha
Formacioni zyrtar i Greqisë (4:2:3:1): Barkas, Bakakis, Stafylidis, Zeca, Koulouris, Fortounis, Bakasetas, Limnios, Svarnas, Kourbelis, Giannoulis. Trajneri: John van’t Schip.
Rezervistët e Greqisë: Dioudis, Paschalakis, Michailidis, Siovas, Bouchalakis, Masouras, Fountas, Lampropoulos, Pavlidis, Kiriakopoulos, Mantalos, Tzolis