Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse”, si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë.
OJQ ‘Dardana Press’ në kuadër të këtij projekti, në partneritet me komunën, kanë shpërndare maska Covid-19 tek qytetarët e rastit. Aktiviteti është mbështetur edhe me pranin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Menaxheri i projektit Sherafedin Vranja theksoi se ky aktivitet u realizua me qëllim sensibilizimin e qytetarëve në lidhje me rreziqet e pandemisë COVID-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.
Ndërsa kryetari Kastrati është shprehur se i është bashkangjitur kësaj iniciative meqenëse është shumë e rëndësishme të jemi pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me COVID-19. Me këtë aktivitet ndër të tjera synojmë edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët.
Në pajtim me kryetarin Kastrati një numër i maskave është dhuruar Shoqatës të Pensionisteve të Kamenicës.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, Koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha,zyra e informimit komunal si dhe stafi i Dardanapress-it.