Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimi i dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete.
Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete është përfitimi i njohurive praktike për rolin dhe detyrat e tyre në Komitetet e Përhershme Komunale, duke u fokusuar në shembuj konkret,dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.
Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete,diskutuan për rolin e Komiteteve të Kuvendit, Buxhetin e Asamblesë Komunale, rëndësinë dhe linjat buxhetore, rolin e grupeve parlamentare për efikasitetin e seancës së Kuvendit Komunal të Kamenicës. Gjithashtu u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e mira të funksionimit të të dy Komiteteve obligative të Kuvendit Komunal.
Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa më i mirë i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.
Në këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati kanë marrë pjesë anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa,anëtarëve të Komitetit për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/