DYLON

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues për Strategjinë e Sundimit të Ligjit

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues për Strategjinë e Sundimit të Ligjit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mori pjesë në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për Strategjinë e Sundimit të Ligjit, në të cilin morën pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i draftit të Raportit gjashtëmujor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit (2021-2026), si dhe prezantimet e anëtarëve të organit koordinues ndërinstitucional të Strategjisë, të cilët kanë paraqitur vlerësimin e zbatimit të aktiviteteve, të arriturat dhe sfidat institucionale, me të cilat po përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar angazhimin për krijimin e një drejtësie efikase, transparente dhe të barabartë me fokus në publikun dhe qasjen e publikut në drejtësi.

EkoHigjiena

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, tha gjatë prezantimit të tij se, sistemi prokurorial ka punuar në mënyrë sistematike dhe vazhdon të punojë për zbatimin e aktiviteteve që ka të bëjnë me fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tonë dhe se sukseset dhe të arriturat janë të dukshme, duke potencuar para të pranishmëve se KPK-ja ka avancuar proceset e ndryshme, duke marrë për bazë objektivat e parapara me ligj dhe ato që përfshihen në strategjinë sektoriale për sundim të ligjit.

Rrjedhimisht, Kryesuesi Maloku edhe anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues për Sundimin e Ligjit diskutuan edhe për hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e aktiviteteve që tashmë paraqesin sfida, siç janë buxheti dhe kapacitetet njerëzore dhe, gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin zbatimi praktik i strategjisë, rishikimi i Planit të Veprimit të Strategjisë, mbështetja e donatorëve në zbatimin e aktiviteteve të kësaj strategjie dhe zbatimi i standardeve të CEPEJ-it.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.