Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën lidhur me realizimin e këtij projekti.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete, Aleksandra Jovanovic, qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë nga Zyra për Komunitete, zyrtarë nga Zyra e Kryetarit të komunës, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media.
Projekt menaxheri, Sherafedin Vranja, njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.
Qytetarët e komunitetit Rom gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara kanë shprehur shqetësimet dhe mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza,punëtoria,debate dhe trajnime janë:
Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe,
Rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale,
Zgjidhja e problemeve sociale,
Caktimi i zyrtarit komunal në zyrën për komunitete nga komuniteti Rom,
Rritja e bashkëpunimi me komunat tjera ku jeton komuniteti Rom,
Ndarja e bursave për shkollim dhe studime,
Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor,
Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore,
Regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil,
Organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë,
Shfrytëzimi i palestrës sportive,
Përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit,
Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të komunitetit Rom “Luludi”,
Rritja e bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare nga niveli Qendror dhe ai Komunal më qëllim të realizimit të rekomandimeve dhe kërkesave të komunitetit,
Organizimi i takimeve dhe dëgjimeve publike në lokalitetet ku jetojnë komuniteti Rom me qëllim të rritjes së investimeve kapitale ne këto zona ku jeton komuniteti Rom.
Këto rekomandime të dala nga aktivitetet do t’ju adresohen Kryetarit të Komunës si dhe Zyrës së Kryeministrit për Çështje te Komuniteteve, për shqyrtimin dhe realizmin e tyre. /2LONLINE/