Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i xhiros së parë në grupet e FIBA Europe Cup.
Prishtina mundi Apoel Nicosian me rezultat 93:74, ku më i miri në parket ishte Berisha me 32 pikë, tetë asistime dhe dy vjedhje topi.
Dardani mori bindshëm më shumë vota se lojtarët e tjerë të nominuar. Për Dardan Berishën votuan 55 % e tifozëve, 15 % mori Jeff Withey, nga 12 % Taylor Persons dhe Barry Stewart, kurse 6 % Michael Finke.
Kështu, Berisha pasi u zgjodh në 5-shen e javës, u zgjodh nga tifozët edhe lojtari më i mirë i xhiros së parë.
Dardan Berisha është lider i Prishtinës dhe Kombëtares së Kosovës në Basketboll, duke qenë një nga basketbollistët më të dalluar vendës në dekadën e fundit.