Dancing House mbajti koncertin për fëmijë “Festojmë Kuq e Zi” për nderë të 110 vjetorit te Shqipërisë.
“Dancing House” si gjithmonë tash e një dekadë me organizime të tilla e mban gjallë jetën kulturore e artistike në qytetin tone Gjilan .
Salla e teatrit ishe e tejmbushur si asnjëherë më parë me një publik të mrekullueshëm .
Fëmijët me veshje kuq e zi , xhamadanë, plisa e shamia, dje kanë festuar festën e 28 nëntorit ditës së flamurit me performaca të ndryshme
:Balet, kërcim modern , popullor tej.
Këtë festë e kanë begatuar edhe me shume dy solist dhe disa grupe për fëmijë mysafir të koncertit:
Vlera Kryeziu – Pavarësia
Anik Hamidi- Kur bjen fyelli e ciftelia
Shkolla Muzikës- Drejtimi Balet
Ansambli “Zëri Kamenicës”
SHFMU “Abaz Ajeti”
Të pranishmit e shijuan pafund koncertin dhe shpresojmë që organizime të tilla për fëmijë të kemi me shpesh dhe padyshim edhe një përkrahje më të madhe nga Komuna dhe DKRS.
/Naski Ahmeti/