/2L ONLINE/ – Çdo ditë e më shumë po dalin dëshmi të reja që tregojnë se Demarkacioni me Malin e Zi u bë gabimisht, fakte të reja po sigurohen si nga ekspertet e demarkacionit gjithashtu edhe nga banoret e Komunës së Deçanit. jemi afër ditës kur do të sillet në Kuvend për ratifikim marrëveshja e demarkacionit, ku janë shtuar aktivitetet politike, të cilat po përcillen me polemika dhe tensione të ashpra rreth asaj se duhet apo jo Kuvendi të ratifikoj Marrëveshjen me Malin e Zi.
Kjo klasë politike e ka bllokuar vendin, kanë filluar të krijojnë përçarje brenda vetë popullit, ku një pjesë e popullit e pa informuar mirë lidhur me demarkacionin dhe duke lakmuar në liberalizimin e vizave po pajtohet me demarkacionin që Malit të Zi ti falet ato bukuri që i kemi dhuratë nga vetë Zoti, ata që e dinë së Liberalizimi nuk ka asnjë vlerë për popullin dhe e dinë rendësin e atdheut nuk po pranojnë në asnjë mënyrë që kjo marrëveshje të ratifikohet.
Klasa politike është futur në rrugën e të verbërve dhe po dëgjon me veshët e të shurdhërve, ku një pjesë e liderëve të partive politike janë bërë servil ndaj bashkësisë ndërkombëtare, servil ndaj pushtetit, servil ndaj shërbimeve të huaja (ndoshta edhe të shtetit serb) për interesa personale që ti ruajnë fotelet e tyre, nënshkruajnë marrëveshje që e dëmtojnë sovranitetin e shtetit, që e zvogëlojnë territorin e vendit vetëm e vetëm që të ju zgjatët mandati i tyre politik.
Populli është mllefosur, s’po mund ti duroj këto padrejtësi që po ju bëhen gjithmonë me arsyetimin se janë në interes të vendit, për të vazhduar rrugën drejt bashkimit Evropian,( kushte që nuk ishte për asnjë vend tjetër deri me sot), duke bëre politik diplomatike ashtu siç bënte dikur Esat Pasha deri sa populli ja la në fyt, edhe këta po harrojnë së Shqiptari gjithmonë është përgjigjur ashtu siç e ka dashur atdheu, sepse historia na ka mësuar së tradhtaret do ti ndjek plumbi nga pas ku do që jenë.
Dalja nga kjo errësirë bëhet duke i dhen fund kësaj qeverisje dhe duke i vënë përgjegjësit para drejtësisë, sepse populli është lodhur dhe shumë shpejt do të shpërthen si ujë.
Nuk e di së çfarë interesi patën qeveria e Kosovës të ju falin atë pjesë të territorit Malit të Zi, kur mbi 100 shtete na kanë njohur po me me atë territor që e kemi pasur, apo janë mësuar të tjerët që gjithmonë të marrin nga ne territore ashtu siç e morën Çamërinë, Shkupin, Ulqinin, Plavën e Gucinë, Ohrin e Tetovën, Preshevën e shumë e shumë pjesë të Shqipërisë që nga Molla e Kuqe.
Populli është mllefosur, ka filluar që ti sulmoj institucionet e vendit si shenjë pakënaqësie, shumë shpejt gjithçka mund të dalë nga kontrolli, ku këto ditë pritën edhe protesta të cilat mund të jenë edhe të dhunshme.
Populli jonë gjatë bisedimeve nëpër tryeza ndërkombëtare ka treguar një analfabetizëm që do të thotë së i ka humbur betejat gjithmonë.
E gjithë kjo rrëmujë vjen si pasoj e shërbimeve të huaja, të cilat i kanë lëshuar rrënjët përmes agjentëve të vetë që i kanë në krye të shtetit tonë, po luajnë me popull ashtu si po duan. /2L ONLINE/