(2L ONLINE) – Përfaqësues të Lëvizjes Vatra nga Gjilani, që në nivelin lokal janë në koalicion me LDK-në, thanë se për hapjen e “Zyrës për Kosovë Lindore” janë duke i pritur ndryshimet statusore dhe janë në koordinim të plotë me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Basri Daku, anëtar i Kryesisë së ”Vatrës” ka bërë të ditur se Zyra për Kosovë Lindore do të jetë në shërbim të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, dhe do të jetë një urë lidhëse mes Komunave të Kosovës Lindore dhe Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/