Sot, Vaxhid Rexhepaj, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, bashkë me zyrtaren e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Qëndresa Kastrati, kanë mbajtur një takim virtual me kryetarin e Komunës së Kosilovodës, Filip Trevelovski si dhe Pavlina Riberska.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe konsulentët Florent Bajrami dhe Rrezarta Jakupi.
Në këtë takim ata u dakorduan që të dy komunat, të aplikojnë në fondet IPA, në formën e bashkëpunimit ndërkomunal, në sektorin e mjedisit.
Rexhepaj ka thënë se është e rëndësishme qe të kemi sa më shumë bashkëpunime me komuna të tjera, si dhe të mos humben mundësitë që ofron korniza e fondeve IPA.