DYLON

Kamenica në hall me zjarre

Kamenica në hall me zjarre
Avatar photo Redaksia

Duke parë situatën alarmante nga zjarret, të vlerësuar kështu nga akterët kryesor, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, bashkë me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj, kanë filluar ditën me një takim konsultativ me Komandantin e Stacionit Policor z. Florim Klaiqi, Komandantin e Zjarrëfikësve z. Riza Bunjaku dhe Udhëheqësin e Rojeve të Pyllit për komunën e Kamenicës z. Basri Myrtaj, si dhe drejtorët Shpend Morina dhe Kujtim Kallaba.

Ata kanë diskutuar sa i përket mundësisë së ndalimit të zjarreve, përkundër kapaciteteve të pakta të pajisjeve dhe resurseve njerëzore.

EkoHigjiena

Deri më tani janë gjithsej 72 raste të zjarreve. Nga të gjitha organet kompetente, të gjitha ekipet janë në terren.

Lusim qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente, thuhet n ëapelin e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.