Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se disa grupe të caktuara në veri, ”nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar”. Daka tha se ”para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre”.
“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo.
Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime.
“Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatëna”, deklaroi Daka./rtk/