/2L ONLINE/ – Arrestohet dhe ndalet në paraburgim për 48 orë një qytetar nga Komuna e Kamenicës, me dyshimin e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe babain.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se rasti ka ndodh në Koretin të Kamenicës ku si rrjedhojë e një mosmarrëveshje fillimisht verbale, i dyshuarit e ka sulmuar fizikisht vëllain dhe babain e tij. Me këtë rast i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij , për çka ai ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe pas intervistës së zhvilluar me shkrim me të pandehurin nga prokurori i njëjtë, i dyshimti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë zëdhënës Hashani.
Lënda dërgohet në procedurë të shpejtë në Prokurorinë themelore në Gjilan.
Hetimet lidhur me rastin e njëjtë janë duke vazhduar. /2L ONLINE/