Daily Mail i ka kushtuar një artikull garës së kërcimit në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejtë në Gjakovë. E përditshmja më e madhe britanike dhe njëra nga më të lexuarat në botë i ka quajtur “zhytës të guximshëm” garuesit të cilët kanë kërcyer nga më se 70 metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Gara e kërcimit në lumin Drini i Bardhë është një garë e përvitshme dhe edhe pse nuk u organizua vitin e kaluar, ajo u rikthye këtë vit.
Nga 25 pjesëmarrësit, fitues dolën Sali Riza Gërqina dhe David Tuçi, të cilët bënë kërcime njëri në stilin dallëndyshe e tjetri në stil të lirë.
Mijëra spektatorë e kanë përcjellë këtë ngjarje, fotografitë e të cilës po shëtisin edhe nëpër mediat botërore, përfshirë edhe Daily Mail. Klikoni këtu për ta lexuar artikullin e gazetës britanike.