Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq insiston në ndarjen e Kosovës. Ai ka deklaruar se ”është këshilluar nga disa qarqe politikë-bërëse në Vatikan për ndarjen e Kosovës dhe anulimin e vendimit të para 40 vjetëve, kur u vendos kufiri i tanishëm mes Kosovës dhe Serbisë”.
”Duhet të bëhet korrektimi i vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të anulojë vendimin e para 40 vjetëve, kur disa komuna serbe i mbetën Kosovës”. K theksuar ai për gazetën serbe, ”Vesti Online”.
Duke komentuar nësë ndarja nënkupton ndarja e Kosovës, njohjen e saj, ai ka theksuar se nëse nënshkruhet marrëveshja për një ripërkufizim të drejtë, është normale që marrëdhëniet të shkojnë drejt një normalizimi të plotë. “Nëse ne jetojmë ende me mitet, do të mbesim pa asnjërën”, ka thënë ai, transmenton Koha.
Daçiq ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të pranojë faktin se ka një minoritet serb që nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur dhe nëse shqiptarët kanë të drejtë të mos jetojnë në Serbi, kjo e drejtë duhet t’iu njihet edhe serbëve në Kosovë.
Daçiq ka vlerësuar se për Serbinë është me shumë rëndësi të mos kapitullojë edhe nëse mbeten pa Kosovën, sepse kjo “i ka ndodhur shpesh në histori” dhe duhet ecur përpara drejtë BE-së.