Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se gjatë kësaj jave vazhdon dialogu me Prishtinën në Bruksel nga i cili varet nëse në dhjetor apo janar të vitit të ardhshëm do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Daçiq ka thënë se çdo vendim për shtyerjen e konferencës së parë për mars apo ndonjë muaj tjetër do të ishte i dëmshëm dhe kundërproduktiv për procesin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe ka cekur se për dialogun me Prishtinën nevojiten lajme të mira e jo trysni të vazhdueshme dhe ndryshimi i kushteve. Ai ka thënë se kjo javë është vendimtare dhe pret që bashkë me nënkryeministrin e parë Aleksandar Vuçiq, të premtën të udhëtojë në Bruksel në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, transmeton RTK.
”Ne këtë javë debatojmë me Prishtinën dhe nga kjo varet nëse në dhjetor apo janar do ta fitojmë konferencën e parë ndërqeveritare,ose fare nuk do ta fitojmë, sepse ekzistojnë vende të cilat konsiderojnë se kjo duhet të shtyhet për mars”, ka thënë Daçiq. Sipas tij, ekzistojnë paralajmërime se një qëndrim i tillë është i Gjermanisë e pjesërisht edhe disa forcave në Britaninë e Madhe, por pozicioni i tyre zyrtar është se po e presin raportin e përfaqësueses së lartë të BE, Catherin Ashton.
Arsyetim për këtë, sqaroj Daçiq, është se Marrëveshja e Bruskelit nukështë zbatuar para se gjithash në fusshën e gjyqësisë por, siç tha kryeministri, Serbia nuk është fajtore për këtë. Sepse shtoi ai Prishtina ka qenë ajo se cila e ka zvarritur meqë kemi ra në ujdi që nga shtatori të formohen gjykatat e reja në të cilat do të transformoheshin edhe gjykatat në mjediset serbe.
”Ky proces ka zgjatur, nuk janë pajtuar me këtë, edhe më tutje nuk pajtohen se duhet të ekzistojë gjykata themelore në Mitrovicën veriore. Serbia vazhdimisht po jep propozime kompromise dhe kjo javë është esenciale“ ka theksaur Daçiq.
Daçiq u ka thënë gazetarëve se Serbia sot është më afër BE në historinë e vet, por edhe më tutje është „aq afër e aq larg“, dhe ka përsëritur se duhet të merren vendime të vështira dhe pikërisht për këtë shkak qytetarët i zgjedhin udhëheqësit politik.