Sport Club “Gjilani” përmes një komunikate ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja. Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vije nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Për 26-vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.
“SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasi që sulmuesi këmbëshpejtë përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit”, thuhet në komunikatë.
Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.
Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll. /2LOLINE.com/