Kf.Drita ka prezantuar blerjen e fundit të afatit kalimtar e që është përforcimi, Ardijan Cuculi.
Klubi ka zyrtarizuar tashmë transferimin e tij, teksa pak pas prezantimit futbollisti nga Maqedonia Veriore ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Dritës.
“I lumtur qe bëhem pjese e kampionatit te Kosovës gjegjësisht ekipit Drita Gjilan. Me shprese se do te ndihmoj klubin ne arritjet e objektivave! Forca Drita”, ka shkruar futbollisti.